Kryemadhi: Ambasadorët shkaktarë të krizës në Shqipëri

schedule21:56 - 30 Tetor, 2019

schedule 21:56 - 30 Tetor, 2019

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për integrim Monika Kryemadhi, e ftuar sonte në “Byro Politike” përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Erl Murati dhe Arion Sulo tha se ndërkombëtarët nuk e kanë mbështetur djegien e mandateve por se kjo nuk e shqetësonte. Sipas Kryemadhit, për të ishte më e rëndësishme përkrahja e qytetarëve shqiptarë, se sa mendimi i ambasadorëve.

Sipas Kryemadhit ambasadorët ishin shkaktarët e situatës aktuale sot në Shqipëri.

“Në shkurt ishim në rrugë dhe në sytë e ndërkombëtarëve shqipëria ishte një “Eldorado”.  Ndërkohë sot kemi një raport zyrtar të OSBE/ODIHR që është një skaner për Shqipërinë. Ne kemi fituar sepse kemi demaskuar qeverinë më kriminale dhe të korruptuar. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë opozitës por nuk i kanë dhënë të drejtë për djegien e mandatave dhe kjo është një faturë që ne do ta paguajmë, do ta paguajmë sepse sot për mua më shumë vlerë ka përkrahja që më jep shoferi i taksisë, shoferi i minimarketiti te lagja, shoferi i një kamioni, ai i papuni etj se sa të pi një gotë shampanjë apo një çaj me ambasadorin. Ata janë shkaktarët e situatës sot, kur u kanabizua Shqipëria e mbani mend çfarë tha Romana Vlahutin? Ajo heshti për kanalizimin e vendit“, tha Kryemadhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!