Padyshim është një nga përballjet më të forta, të javës së 28-të, të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me “Bardhezinjtë” e Juventus, që në orën 18:00 do të presin në impiantin gjigant të Torinos, “Allianz Stadium”, “Bergamaskët” e Atalanta, në një përballje goxha të fortë, për një biletë në zonën “Champions”.
Sa i përket formacioneve, tekniku, Massimiliano Allegri i ka pozicionuar si zakonisht, me formulën 3-5-2, “Bardhezinjtë” e tij, ku në portë është vendosur si zakonisht polaku Szczesny e para tij në mbrojtje Danilo, Bremer e Federico Gatti. Në krahët e mesfushës janë Iling Junior e Cambiaso me qendrën që mbulohet nga Miretti, Locatelli e McKennie, ndërsa në sulm janë vendosur Chiesa e Aradiusz Milik.
Në krahun tjetër, tekniku, Gianpiero Gasperini ka përdorur formacionin e tij të zakonshëm, 3-4-1-2, ku në portë nuk ka se si të mungojë Carnesecchi e para tij në mbrojtje Scalvini, Hien e Berat Gjimshiti. Në mesfushë janë pozicionuar Zappacosta, Ederson, Pasalic e Ruggeri. Më i avancuar është “tulipani”, Teun Koopmeiners, ndërsa në sulm është dyshja Charles De Ketelaere e Gianluca Scamacca. /i.m /abcnews.al