Është mbyllur takimi mes Napolit dhe Atalantës, në barazim spektakolar 2-2. Në “Sao Paolo”, u zhvillua një sfidë e shkëlqyer, me të dyja skuadrat që kërkuan deri në fund fitoren. Ishte Maksimovic ai që kaloi Napolin në avantazh, që në minutën e 16-të të takimit.
Edhe pse në disavantazh, Atalanta arriti të reagojë brenda pjesës së parë, duke barazuar. Në minutat e fundit të fraksionit të parë të lojës, Freuler arrin të barazojë, për t’i çuar skaudrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, e njëjta histori. Napoli arriti të kalojë sërish në avantazh, për t’u barazuar sërish nga Atalanta. Milik shënoi për napolitanët në minutën e 71-të të sfidës, ndërsa ai gol i Ilicic në minutën e 86-të vendosi rezultatin final të sfidës në 2-2. Pas kësaj ndeshje, Atalanta bëhet ekipi i vetëm në Serie A që shënon 2 ose më shumë gola në 10 javët e para./abcnews.al
Serie A, java 10
Napoli – Atalanta 2-2
Maksimovic 16′, Milik 71′ / Freuler 41′, Ilicic 86′