Ylli i filmave erotikë Sofia Leone ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare, siç e konfirmuan të shtunën familja e saj, ndërsa vdekja e saj po hetohet nga autoritetet amerikane.
Leone, e cila ka lindur dhe është rritur në Miami, u gjet pa ndjenja në banesën e saj më 1 mars nga anëtarët e familjes. Në faqen GoFundMe të krijuar për të mbledhur para për memorialin e saj, njerku i saj Mike Romero tha se hetimet e policisë për shkakun e vdekjes së Leones po vazhdojnë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Romero tregon se të afërmit e vajzës fatkeqe janë të tronditur dhe të dërrmuar nga vdekja e saj e papritur. “Asaj i pëlqente të udhëtonte dhe gjithmonë gjente mënyra për t’i bërë të buzëqeshnin ata që e rrethonin”, thotë ai në tekstin e tij, duke iu referuar veçanërisht dashurisë së 26-vjeçares për kafshët dhe veçanërisht për tre kafshët shtëpiake.
Sipas Daily Mail, aktorja latine e filloi karrierën e saj para se të mbushte 20 vjeç dhe pasuria e saj vlerësohet të kalojë një milion dollarë.
Leone u “zbulua” nga një agjent teksa merrte pjesë në një festival muzikor në Miami. Pasi bëri disa kërkime, ajo vendosi të hynte në industrinë e filmit për të rritur./abcnews.al