Nuk mund të kishte mbrëmje më të bukur për “fantazistin” e Kombëtares, Myrto Uzuni, me “yllin” nga Berati, i cili ka realizuar dopietën e tij të parë në elitën e futbollit spanjoll, La Liga, kundër një kundërshtari jo pak të lehtë, siç janë edhe “Baskët” e Real Sociedad.
Fillimisht “bomberi” i sulmit shënoi në minutën e 21′-të të sfidës, me anë të një 11-metërshi dhe në minutën e 45+3′ shënoi edhe golin e dytë për t’i dhënë avantazhin e madh, skuadrës së tij, ndaj “Baskëve”, në fundin e pjesës së parë, e cila u mbyll me rezultatin, 2 me 1. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: