Një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë u finalizua mbrëmë me kapjen e një mjeti lundrues me drogë në ujërat italiane.
Sipas njoftimit të policisë shqiptare, operacioni u realizua pas një hetimi të gjatë dhe shkëmbimit të informacioneve operative midis Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane.
Avioni i Guardia di Finanza-s është vënë në ndjekje të gomones, në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias, që e kanë bllokuar në pjesën e poshtme të Adriatikut.
Në bordin e saj janë ndaluar tre shtetas shqiptarë.
Gomonia rreth 9 metra e gjatë me dy motorë të fuqishëm jashtë bordit të saj, ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marjuanë.
Sasia e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma./abcnews.al