Policia zbuloi në Durrës një bazë që shërbente për furnizimin me armë dhe municion të grupeve kriminale.
Një pjesë e armëve ishte fshehur në një ndërtese ende të papërfunduar në fshatin Shkallnur, ndërsa, pas kontrolleve edhe ne disa vende te tjera policia gjeti arme dhe municione.
Në pranga kanë rënë Hekuran Troplini 20 vjeç dhe Emiljano Pasho,19 vjeç. Ne pamjet e arrestimit te tyre të filmuar me dron nga policia e shtetit, duket njeri nga të rinjtë që tentoi tu ike uniformave blu.
Nga hetimet disa mujore dyshohet se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, gjatë muajve të fundit, kanë shitur sasi armatimi dhe municioni luftarak tek grupet kriminale. Ndërsa policia e Durrësit tashmë ka nisur edhe një hetim për të zbuluar persona të tjerë që kanë blerë armë tek dy të rinjtë e arrestuar. Po hetohet po ashtu edhe për mënyrën se si kanë mundur dy të rinjtë të siguronin arsenalin e Armës.
ABC Neës mëson se arrestimi I dy të rinjve u be pas një blerje të simuluar me një agjent të policisë. Dy të rinjtë janë kapur në flagrancë pasi kanë lënë vendin e takimit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 kallashnikovë me 20 krehra, qindra fishekë luftarake, 1 motomjet që shërbente për të lëvizur si dhe transportuar armët e municionin deri tek blerësit.
Më 7 mars, policia zbuloi një tjetër arsenal armësh në qytetin e Vlorës. Policia sekuestroi një mori armatimi, Snajper, municion luftarak, lëndë shpërthyese si dhe sende të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Gjatë aksionit është arrestuar Luçiano Deraj i cili dyshohet se është i lidhur me grupet kriminale.