Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se i takon Hamasit të pajtohet me një armëpushim që do të lejonte më shumë ndihmë humanitare për Gazën dhe do të mundësonte bisedimet për një “zgjidhje të qëndrueshme” të konfliktit.
“Topi është në fushën e tyre. Ne po punojmë shumë dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë,” tha Blinken përpara një takimi me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan.
Një ditë më parë, SHBA tha se do të ndërtojë një port të përkohshëm në brigjet e Gazës, si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për krijimin e një rrugë detare të dërgimit të ushqimit dhe ndihmave të tjera.
“Kam udhëzuar ushtrinë amerikane të udhëheqë një mision emergjent për të krijuar një port të përkohshme në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha që transportojnë ushqim, ujë dhe ilaçe. Asnjë çizme ushtari amerikan nuk do të prekë tokën. Një port i përkohshëm do të mundësonte një rritje masive të sasisë së ndihmës humanitare që hyn në Gaza çdo ditë”, tha Joe Biden./abcnews.al