I hapet rruga zgjedhjeve të parakohshme në Veri/ Jakaj: Vendimi, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin

schedule16:29 - 8 Mars, 2024

schedule 16:29 - 8 Mars, 2024

Me tetë vota për dhe dy abstenime, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan rekomandimin që më 21 prill të votohet për apo kundër largimit të katër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës. Ky rekomandim erdhi nga Sekretariati i KQZ-së, pasi verifikoi nënshkrimet e dorëzuara të peticionit nga kuvendet komunale të Leposaviçit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, Naim Jakaj nga Instituti i Kosoves per Drejtesi, e konsideroi vendimin për zgjedhet e parakohshme në Veri në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Ai theksoi se më 25 janar janë dorëzuar peticionet për katër komunat dhe ky verifikim ka marrë kohë më shumë se një muaj, ndërkohë Komisionin Qendror i Zgjedhjeve mund ta bënte dhe më herët.

“Fillimisht duhet të themi që udhëzimi administrativë që e lejon këtë mundësi si insitut i Kosovës për drejtësi para se të miratohej ky udhëzim dhe gjatë konsultimit me Shoqërinë Civile, ne kemi thënë që ky udhëzim administrativ dukej që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjin, përveç qeverisjes lokale. Sepse fillimisht, një udhëzim i tillë i miratuar nga një organ i tillë, siç është qeveria e Kosovës dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, nuk mund ta urdhërojë një organ siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e një peticioni për largimin e ndonjë kryetari të ndonjë komune të caktuar në Kosovë. Pra, në radhë të parë, ky udhëzim është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin dhe në tërësi Instituti i Kosovës për drejtësi kemi thënë që kryetarët e komunave për drejtësi kanë legalitetin e plotë ta ushtrojnë detyrën e tyre sipas ligjit dhe kushtetutës, por nuk kanë ligjitimitet sepse ata përfaqësojnë vetëm 2% të popullatës së atyre komunave. Në anën tjetër, vendimi i sotëm i KQZ është një vendim dhe me faktin që është një udhëzim administrativ me kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligj. Një vendim i tillë është i vonshëm sepse sipas informatave tona, më 25 janar janë dorëzuar peticionet për Mitrovicën e Veriut, Zubin Patokut, Zveçanit dhe Leposaviç, ky verifikim ka marrë kohë më shumë se një muaj. Është e pashpjegueshme se si ka marrë kohë kaq shumë, ndërkohë Komisionin Qendror i Zgjedhjeve nuk ka ndonjë punë të shtuar dhe nuk do të duhej të merrte kaq shumë kohë”, u shpreh Jakaj./abcnews.al