Ndeshja mes Shkëndijës dhe Vardarit nuk ka kaluar pa tension. Të besuarit e Ernest Gjokës ia dolën të kualifikohen në çerekfinale, pasi e mposhtën Vardarin me rezultatin e përgjithshëm, 3-2. Në shtëpinë e tyre, kuqezinjtë tetovarë triumfuan sot me rezultatin 1-0 përballë rivalëve të tyre.
Vëmendje të madhe ka marrë dhe një episod me një nga djaloshët që kapte topat. Ky i fundit, u tall me portierin e Vardarit, i cili vrapoi për të marrë me shpejtësi topin. Ky episod ka ndodhur në minutën e 87-të dhe sherri menjëherë agravoi.
Portieri i Vardarit ishte më i tensionuar se të gjithë, nga mënyra sesi djaloshi i vogël u soll me të./abcnews.al