Boeing 777 bën ulje emergjente, i shkëputet rrota gjatë fluturimit

schedule09:09 - 8 Mars, 2024

schedule 09:09 - 8 Mars, 2024

Një avion pasagjerësh Boeing 777 bëri një ulje emergjente në Los Anxhelos të enjten pas shkëputjes së një gomë gjatë fluturimit, incidenti i fundit që i shtohet  avionëve ikonë të industrisë amerikane.

Videoja që qarkullon në rrjet tregon se një nga rrotat e Boeing bie disa sekonda pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos. Avioni i United Airlines ishte nisur për në Japoni dhe kishte 249 persona në bord.

Avioni ka gjashtë rrota, në mënyrë që të mund të ulet në mënyrë të sigurt edhë nëse një nga rrotat bie ose dëmtohet.

Incidenti vjen dy muaj pasi në fillim të janarit, një derë e daljes emergjente e një Boeing 737 MAX 9 të Alaska Airlines u shkëput nga kabina menjëherë pas ngritjes.

Hetimet nga autoritetet federale të sigurisë së aviacionit amerikan kanë filluar, ndërsa një raport nga një panel i pavarur i caktuar nga mbikëqyrësi, Administrata e Aviacionit Civil të SHBA (FAA), ka nxjerrë në pah boshllëqet në kontrollet e cilësisë dhe sigurisë së Boeing.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!