Trazira në Romë, ultrasit “Verdhekuq” grabisin dy tifozë të Brighton

schedule11:16 - 7 Mars, 2024

schedule 11:16 - 7 Mars, 2024

Tifozët anglezë janë gjithmonë protagonistë kur udhëtojnë në Europë për të ndjekur skuadrat e tyre të zemrës, pasi në jo pak raste janë përfshirë në sherre masive dhe kanë shkaktuar trazira të konsiderueshme, siç ishte dhe plagosja e rëndë me thikë e një tifozi të Neëcastle, në Milan, nga një ultras i “Kuqezinjve” të Milan dhe mesa duket Italia do të mbetet “makthi” i anglezëve.

Këtë herë, dy tifozë të “Pulëbardhave”, të Brighton, që kanë udhëtuar drejt Romës për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës, në “Stadio Olimpico”, kanë rënë pre e grabitësve në kryeqytetin italian, teksa dy të rinjtë janë sulmuar nga një grup prej 7 personash, të cilët i kanë plagosur me thikë në këmbë dhe u kanë marrë sendet personale, që anglezët mbanin në çantat e shpinës.

Bëhet fjalë për dy të rinj 27 dhe 28 vjeç, që për t’u shpëtuar grabitësve, kanë arritur të fshihen në një restorant dhe prej aty kanë njoftuar policinë, e cila i ka shoqëruar në spital për ndihmën mjekësore dhe ka nisur hetimin për kapjen e agresorëve, të cilët jo pak herë i heqin bukurinë sportit të futbollit. /i.m /abcnews.al