“Mund ta fitojmë sërish trofeun”, Guardiola pas kalimit në çerekfinalen e Champions: Jam shumë i lumtur

schedule10:36 - 7 Mars, 2024

schedule 10:36 - 7 Mars, 2024

Qytetarët” e Manchester City arritën një fitore të madhe, mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas, teksa në “Etihad Stadium” mundën me rezultatin e thellë, 3 me 1, dhe të përgjithshmin, 6 me 2, danezët e Copenhagen, duke siguruar kështu për të shtatin vit radhazi, çerekfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Champions League.

Pas kësaj fitoreje të madhe, tepër i lumtur u duk të ishte dhe tekniku i “Qytetarëve” të City, Pep Guardiola, i cili përveç se në fjalët e tij la të nënkuptohet se ndihet tepër krenar për skuadrën, në fund theksois se është në “garë” me Real Madrid e Bayern Munich, për fitimin e trofeut prestigjioz sërish këtë sezon.

“Jemi në garë me Real Madrid dhe Bayern Munich. Nuk e dimë me kë do të përballemi, por le të shohim se çfarë do të na rezervojë shorti. E rëndësishme është që kualifikohemi në çerekfinale prej 7 vitesh radhazi. Sot jemi shumë të respektuar si skuadër.

Përpara se të mbërrija te City, ne nuk besonim se do të kishim arritje të tilla. Është çështje kohe, është një proces. Drejtuesit dhe të gjithë në klub më dhanë kohën e duhur. Ne jemi një skuadër që besojmë se mund ta fitojmë përsëri Champions-in”,- u shpreh tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!