Avokati dhe juristi Arbër Hoxhaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua me dy vite burg.
Ai tha se shteti grek ka ushtruar presion të madh mbi këtë çështje, ndërsa për vendimi tha se është më i përshtatshëm.
“Kemi parë presion të jashtëzakonshëm nga shteti grek ku cenohet integriteti i territorit të Shqipërisë. Gjyqtarët vendosën drejtësi për Belerin. Gjykata ka disponuar vendimin duke cituar provat që janë pamje filmike. Vendimi gjykatës është më se i drejtë. Në këto kushte në raport me atë që parashikon ligji, është vendim i përshtatshëm. Jam i mendimit dhe jam i besimit se Apeli do lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Në 30 vite në Shqipëri ka pasur vendime pafund dhe dënime të tilla. Ajo që bën bujë është se kjo kandidat, nuk e di se me çfarë guximi e kanë promovuar (referuar koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’). Ta riciklosh këtë personazh është antikombëtare, flas për masakrën e Peshkepisë.
Vendimi duhet të marrë formën e prerë. Pasi të shprehet dhe Apeli ai gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësisë. Ai është ende i pafajshëm në kuadër të ligjit.”, tha ai. /abcnews.al