Të shtëna me armë u raportuan mëngjesin e sotëm pranë një shkolle në Rrilë të Lezhës. Katër persona ishin të përfshirë në atentatin ndaj 54-vjeçarit Agron Puka, dhe qëlluan ndaj tij sapo la fëmijët në shkollë.
Gjithashtu mësohet se autorët kanë pasur me vete edhe sende të forta. Dhe në momentin kur i janë afruar 54-vjeçarit, ky i fundit tentoi të largohej me shpejtësi dhe më pas ndaj ti është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës duke shkaktuar panik pasi ka qenë edhe orari kur fëmijët shkojnë në shkollë. Disa kamera sigurie po mblidhen nga policia për të verifikuar edhe automjetin me të cilin kanë lëvizur autorët. Sipas informacioneve automjeti ishte i bardhë ma xhama të zi.
54-vjeçari ka marrë dy plagë, njërën në dorë dhe tjetrën në shpatull.
“Autorët fillimisht kanë dashur ta dhunojnë. Por kur 54-vjeçari tentoi të largohej ndaj tij është qëlluar me breshëri armësh”, ka thënë gazetari Gjergj Figuri.
Ndihma e parë 54-vjeçarit i është dhënë nga banorët e Lezhës, të cilët e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës.
/abcnews.al/