Shqipëria do të presë në datat 7-9 prill mbledhjen e 70−të të Komisionit Europian të Organizatës Botërore të Turizmit në të cilin do të marrin pjesë 40 ministra të turizmit nga e gjithë bota.
Duke folur nga panairi i turizmit, i cili po mbahet ne Berlin ministrja e turizmit Mirela Kumbaro theksoi në Money Report se ky organizim do të jetë një tjetër nxitje për turizmin shqiptar
Kumbaro tha se synim për këtë vit mbetet zgjerimi vendeve nga priten turistë.
Në panairin e Berlinit Shqipëria u prezantua nën logon “Albania all senses” Për tre ditë radhazi Shqipëria do të ketë stendën e saj të përfaqësimit në Panairin e Berlinit, e shpallur edhe si vendi i nderit në ketë event të rëndësishëm ku do të paraqesë edhe ofertën turistike.
Pritshmëritë janë optimiste edhe për këtë vit pasi përgjatë dy mujorit të parë përmes aeroportit të Rinasit kanë hyrë mbi 1.2 milionë vizitorë./ abcnews.al