Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se “sistemet tona të komunikimit nuk u shkelën”, duke iu referuar rastit të përgjimit rus të bisedave të ushtarëve gjermanë.
“Jo të gjithë e ndoqën procedurën e telefonatës së sigurt”, tha Pistorius, duke shtuar se, “sipas informacionit të deritanishëm, rrjedhja e të dhënave u bë e nga oficeri që po lidhej me Webex nga një hotel në Singapor.”
Siç deklaroi ministrja e Mbrojtjes, “ishte një gabim i rëndë” dhe tashmë ndaj oficerit në fjalë ka nisur hetimi disiplinor.
Asnjë spiun rus nuk është përfshirë në bisedë, sqaroi edhe ministri.
Pistorius pohoi gjithashtu se “pasojat e gabimit ishin të menaxhueshme”, ndërsa theksoi se ai nuk dëshironte të minimizonte incidentin.
I pyetur nëse partnerët e Gjermanisë po shprehnin mosbesim apo bezdi për incidentin, Boris Pistorius tha se në komunikimet e tij të deritanishme nuk kishte vënë re asnjë tension dhe shprehu besimin se besimi i partnerëve dhe aleatëve në Gjermani nuk është lëkundur.
Ai gjithashtu theksoi vazhdimisht se do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të parandaluar që kjo të përsëritet dhe, duke iu referuar Moskës, dhe tha se vazhdimisht po bën përpjekje për të dëmtuar kohezionin e shoqërisë gjermane dhe asaj europiane.
/abcnews.al