Formula 1/ “Plas” te kampionët e “Red Bull”, babai i Verstappen “sulmon” drejtuesin e skuderisë

schedule12:16 - 5 Mars, 2024

schedule 12:16 - 5 Mars, 2024

Kampionë në fuqi si skuderi dhe pilotë në Formula 1. Edhe Botërori 2024 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundëshme, me triumfin e Max Verstappen në garën e parë për Çmimin e Madh të Bahreinit. Të gjitha këto i përkasin pistës, ndërsa jashtë saj në “boksin” e “Red Bull” atmosfera nuk është aspak e qetë.

Nëse Max Verstappen dominon, babai i tij Jos, edhe ai një ish-pilot, ka hedhur akuza të forta në drejtim të, drejtorit gjeneral të skuderisë “Red Bull”, Christian Horner, me këtë të fundit, i cili është prej javesh në qendër të polemikave, pas publikimit të disa mesazheve “rozë” që ai i kishte dërguar një prej punonjëseve të tij.

Skuderia zhvilloi një hetim të brendshëm, por në fund vendosi të mos marrë asnjë masë ndaj tij.  Por kur gjërat duket se ishin qetësuar, ka ardhur “goditja” e Jos Verstappen, i cili në një intervistë, për prestigjiozen britanike, “Dialy Mail” ka plasur “bombën”, brenda skuderisë, menjëherë pas fitores së parë sezonale, të të birit.

“Ka shumë tension më atë në komandë. Skuaderia rrezikon të bëhet copa. Ai bën viktimën, por është shkaku i problemeve”,- u shpreh babai i tre kampionit të botës, në Formula 1, gjatë intervistës.

Skuderia austriake e mohoi diçka të tillë, duke iu përgjigjur me anë të një komunikate, në një media tjetër prestigjioze, “CNN”, por edhe kaq nuk ka mjaftuar për të shuar polemikat, teksa pas deklaratave të Jos Verstappen, janë shtuar dyshimet se ishte pikërisht ai që i dhe mediave mesazhet private të Horner.

Mirëpo, ish-piloti ka hedhur pozhtë këto akuza duke folur për gazetën holandeze “Telegraf”, teksa është shprehur se nuk është llogjike të bësh diçka të tillë, kjo për shkak të kontratës afatgjatë të të birit, me skuderinë “Red Bull” dhe faktin se gjithçka po shkon mirë për “tulipanin”.

“Pse do ta bëja diçka të tillë. Max ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe po ecën shumë mirë. Nuk do të kishte asnjë interes për mua”,- është shprehur Jos Verstappen gjatë intervistës, megjithatë polemikat brenda skuderisë, vështirë se do të shuhen shpejt. /i.m /abcnews.al