Lufta në Gaza, mbi 13 mijë fëmijë janë vrarë prej tetorit

schedule10:45 - 5 Mars, 2024

schedule 10:45 - 5 Mars, 2024

GAZA– Në sulmet ajrore izraelite dhe operacionet tokësore në Rripin e Gazës që nga 7 tetori janë vrarë 13.430 fëmijë njoftoi të hënën Zyra për Media në Gaza. Gjatë 150 ditëve u vranë 8.900 gra dhe se 7.000 njerëz, 70 për qind e të cilëve janë gra dhe fëmijë, janë ende nën rrënoja ose të zhdukur. Zyra për media bëri të ditur se në këtë periudhë kanë humbur jetën 364 punëtorë shëndetësorë dhe 132 gazetarë.

Duke paralajmëruar për përhapjen e urisë në Gaza, Zyra tha se Izraeli ka penguar hyrjen e ushqimeve dhe furnizimeve me ndihma dhe madje ka shënjestruar automjetet e ndihmave që përpiqeshin të arrinin në rajon, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve që kërkonin ushqim për familjet e tyre.

Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse në Rripin e Gazës pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë të paktën 30.534 palestinezë dhe duke plagosur 71.920 të tjerë.

Më 26 janar, pas një padie për gjenocid të ngritur nga Republika e Afrikës së Jugut, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) vendosi që Izraeli duhet të përmbahet nga çdo veprim në lidhje me vrasjen, sulmet dhe shkatërrimin e banorëve të Rripit të Gazës dhe të marrë të gjitha masat për të parandaluar gjenocidin.

Sulmet, megjithatë, vazhdojnë me intensitet të njëjtë, ndërkaq dërgimi i ndihmave është i pamjaftueshëm për të plotësuar nevojat elementare dhe për ta zbutur katastrofën humanitare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!