Rebelët Houthi goditën me raketa balistike një anije tregtare në Gjirin e Adenit, duke shkaktuar dëme por fatmirësisht jo viktima.
Dje “midis orës 15:50 dhe 16:15, terroristët Houthi të mbështetur nga Irani lëshuan dy raketa balistike kundër anijeve nga Jemeni në Gjirin e Adenit kundër M / V MSC Sky II, një anije konteinerësh me flamur liberian, në pronësi të Zvicrës”, vuri në dukje Komanda e Forcave të Përbashkëta të SHBA në Lindjen e Mesme.
“Një nga raketat goditi anijen duke e dëmtuar atë. Sipas raportimeve të para, nuk ka pasur të lënduar, anija nuk ka kërkuar ndihmë”.
Rebelët Houthi, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe në verit të Jemenit përfshirë kryeqytetin Sanaa, thonë se sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit kanë për qëllim të bëjnë presion ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij për të ndaluar luftën në Gaza.
Grupi ka thënë vazhdimisht se operacionet e tij në Detin e Kuq do të marrin fund pasi Izraeli të ndalojë luftën.
/abcnews.al