Drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat, është ulur në stolin e Moldavisë. Një lëvizje e papritur kjo, që ka marrë vëmendje shumë të madhe. Firat ka nënshkruar një kontratë me Federatën e Moldavisë, për dy sfidat e nëntorit dhe më pas, pritet të ulen sërish për të biseduar për një kontratë të re.
Moldavia luan në Grupin H të kualifikuesve të Euro 2020, në të njëjtin grup ku bën pjesë edhe Shqipëria. E pikërisht, sfida e fundit e kombëtares moldave ishte përballë kuqezinjve tanë, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 0-4.
Moldavia deri në sfidën kundër Shqipërisë, drejtohej nga trajneri i përkohëshëm, Semen Altman, ndërsa tani, Firat ka marrë drejtimin e kësaj kombëtareje. Sfidat e nëntorit për Moldavinë janë kundër Francës, me datë 14, dhe kundër Islandës tre ditë më vonë./abcnews.al