Bashkëkryetarët e komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e ODIHR-it. Gjiknuri thotë se i kanë informuar për ecurinë e deritanishme të punës së komisionit si dhe u dakordësuan për ndihmën që do të japë ODIHR në hartimin e drafteve ligjore.
“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it“, tha Gjiknuri.
/abcnews.al