Ambasadorët e BE-së në Moskë anulojnë takimin me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov

schedule14:54 - 4 Mars, 2024

schedule 14:54 - 4 Mars, 2024

Ambasadorët e BE-së në Moskë refuzuan të merrnin pjesë në një takim të planifikuar me Sergey Lavrov  për të diskutuar përpara zgjedhjeve presidenciale ruse.

A qenë vetë ministri i Jashtëm rus që ja bërë publik lajmin duke thënë se “Dy ditë para takimit të planifikuar, na dërguan një shënim ku thuhej: ‘Kemi vendosur të mos vijmë’. A mund ta imagjinoni se si janë marrëdhëniet me shtetet në nivel diplomatik, ambasadorët e të cilëve kanë frikë të vijnë në një takim me ministrin e vendit ku janë të akredituar? Ku e keni parë këtë?”.

“Ne kemi grumbulluar shumë materiale se si funksionojnë ambasadat e Bashkimit Evropian në Moskë, si përgatiten për zgjedhjet tona presidenciale, çfarë mekanizmash intervenimi kanë”, tha ndër të tjera Lavrov. /abcnews.al