Hyn në “American Idol”/ Emocionon i riu nga Kosova: Këngë për nënën time

schedule16:03 - 3 Mars, 2024

schedule 16:03 - 3 Mars, 2024

Ky është Kimi, 25 vjeçari Shqiptar nga Kosova që mahniti Jurinë e American Idol në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku nuk nguroi as që të këndojë edhe në gjuhën Shqipe.

Historia e trishtë e 25-vjeçarit ka emocionuar produksionin e këtij kompeticioni dhe miliona shikues të këtij formati në të gjithë botën. I riu nga Kosova deklaroi se po e bën këtë gjë për nënën e tij. Pasi u zhvendos i vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai tregoi se qëndroi 6 vite pa takuar familjen e tij.

“Nëna ime kishte një zë të bukur kur ishte e re. Dhe të gjithë më thonë që unë këndoj njësoj si ajo. Kjo është gjëja që më lëndon më shumë pasi nuk e kam dëgjuar atë kurrë të këndojë. Kur ajo ishte shtatëzanë me mua, Kosova ishte në luftë. Dy vite më vonë ajo u diagnostifikua me çrregullim të stresit post-traumatik dhe sklerozë të shumfishtë. Teksa unë rritesha ajo kishte nevojë për kujdes, çdo mëngjes e ushqeja, e ngrija nga gjumi dhe e ndihmoja të vishej, por pjesa më e vështirë ishte të shihja atë të qante mbi supin tim.”, tha ai.

Kimi, i cili mban këtë emër si një emër artistik të tij këndoi për jurinë këngën “Heal” nga Tom Odell në audicionin e tij. Ai telefonoi familjen për t’iu treguar se ku ndodhej ndërsa mori tre po nga anëtarët e Jurisë së American Idol Katy Perry, Luke Bryan dhe Lionel Richie. /abcnews.al