Edhe pas tri ditësh zjarri në Bulqizë vazhdon. Flakët kanë avancuar shumë në pjesën perëndimore drejt Balgjajt dhe ka hyrë në një masiv pishash shumë vjeçare.
Vendorët kërkojnë ndihmën e Ushtrisë, ose nga ajri pasi terreni është shumë i vështirë për zjarrfikëset.
Punonjësit e bashkisë të Bulqizës dhe ata të Pyjores janë duke punuar për shuarjen e tij që prej tri ditësh. Por duket e pamundur që situata të vihet nën kontroll për shkak të erës e cila ndihmon flakët. /ABC news Albania 24/7