LUSHNJË- Pamjet që shinin janë pasojat që la pas shpërthimi i fuqishëm në një kapanon në qytetin e Lushnjës.
Si pasojë e shpërthimit babë e bir humbën jetën dhe shtatë të tjerë u lënduan, mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa nuk kurseu as bizneset e zonës përreth.
Gazetari Ervin Leka raporton për ABC News se kamioni ka qenë i pajisur me vinç dhe ka hasur në telat e korrentit.
Për pasojë ka shpërthyer bombola e oksigjenit duke u marrë jetën dy qytetarëve dhe duke plagosur shtatë të tjerë./ n.m.abcnews.al