Ukraina rrëzon katër dronë rusë dhe lë pa energji elektrike disa fshatra

schedule15:21 - 1 Mars, 2024

schedule 15:21 - 1 Mars, 2024

Mbrojtja ajrore e Ukrainës i ka rrëzuar katër dronë rusë mbi rajonet Harkiv dhe Dnipropetrovsk mëngjesin e së premtes, tha ushtria ukrainase.

Ajo nuk tregoi se me sa dronë e sulmoi Rusia territorin ukrainas gjatë sulmeve të së premtes.

Ndërkohë, Roman Starovoit, guvernatori i rajonit kufitar të Rusisë, Kursk, tha se katër fshatra kanë mbetur pa rrymë në rajonin e tij të premten, si pasojë e sulmeve ukrainase me dronë.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore i kishte rrëzuar katër dronë ukrainas mbi rajonet Belgorod dhe Nizhni Novogorod. Ukraina nuk ka komentuar pretendimet ruse.
Një ditë më herët, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se 19 ushtarë rusë u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën kur një grup ushtarësh rusë u sulmuan me raketë në qytetin Olenivka, në pjesën e kontrolluar nga Rusia në rajonin e Donjeckut.

Në mesin e të vrarëve ishte edhe një zëvendëskomandant i një njësie të ushtrisë ruse, ndërsa komandanti i njësisë ishte në mesin e të plagosurve, sipas Shtabit ukrainas./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!