Gjoba deri në 10 mijë euro për nxënësit që sulmojnë mësuesit në Itali

schedule10:50 - 1 Mars, 2024

schedule 10:50 - 1 Mars, 2024

Nxënësit që sulmojnë mësuesit në Itali rrezikojnë gjoba që variojnë nga 500 deri në 10.000 euro sipas një amendamenti qeveritar të miratuar nga komiteti i kulturës i Senatit të enjten, sipas mediave italiane.

Sulmet ndaj mësuesve janë bërë kryefjalë së fundmi pasi një mësuese mbeti i plagosur lehtë pasi u godit me thikë në shpinë nga një nxënës.

Gjobat do të vendosen ndaj kujtdo që sulmon anëtarët e stafit, drejtuesit apo personelin administrativ në shkollat italiane, thuhet në ndryshimin e projektligjit për vlerësimin e sjelljes së nxënësve.

Gjobat do t’i paguhen shkollës së përfshirë në rast.

/abcnews.al