Gaza fajëson komunitetin ndërkombëtar: Përgjegjës për masakrën ndaj civilëve palestinezë

schedule11:09 - 29 Shkurt, 2024

schedule 11:09 - 29 Shkurt, 2024

Zyra e Medias e Qeverisë së Gazës ka fajësuar komunitetin ndërkombëtar – veçanërisht administratën Biden – për lejimin e “vrasjes masive” të civilëve palestinezë pasi të paktën 70 njerëz u vranë nga zjarri izraelit ndërsa prisnin ndihma ushqimore.

“Ne e konsiderojmë administratën e SHBA-së, komunitetin ndërkombëtar, okupimin [izraelit] dhe organizatat ndërkombëtare përgjegjëse për vrasjen e civilëve në dritën e urisë së tyre nga okupimi izraelit”, thuhet në një deklaratë, shkruan Al Jazeera.

“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve të botës, të gjitha vendeve arabe dhe islamike, Lidhjes së Shteteve Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që të ndërhyjnë menjëherë dhe urgjentisht për të ushtruar presion mbi okupimin izraelit për të ndaluar Lufta gjenocidale kundër popullit tonë në Rripin e Gazës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!