Tirana mirëpret samitin BE-Ballkani Perëndimor/ I pranishëm Varhelyi, çështjet që do diskutohen

schedule07:22 - 29 Shkurt, 2024

schedule 07:22 - 29 Shkurt, 2024

Tirana do të presë këtë të enjte Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, pas atij të Ukrainës që u mbajt një ditë më parë. Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale. Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor synon rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.

-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.

-Përshpejtimi i reformave themelore

-Rritja e ndihmës financiare

BE-ja do të hapë zona të caktuara të tregut të përbashkët të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit, duke sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e tij

AGJENDA:

09:30 – Mbërritja e Liderëve në Pallatin e Kongreseve

09:45 – Fjala hapëse kryeministri Rama – komisioneri Varhelyi

10:45 – Foto familjare

12:00 – Firmosja e marrëveshjes

12:30 – Konferencë për shtyp