Dyshohet si porositës i 613 kg kokainë, shtyhet pretenca për Arber Çekajn

schedule10:39 - 29 Tetor, 2019

schedule 10:39 - 29 Tetor, 2019

Shtyhet pretenca për Arber Çekajn, Armando Pezakun dhe Denaldo Lushajn.

Gazetarja e ABC News Glidona Daci raporton se shkak është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës, Maksim Haxhia dhe Arben Prenga.

Çekaj është i dyshuar si porositës i 613 kg kokainë të kapura në shkurt të vitit të shkuar në Maminas. Droga kishte hyrë nga porti i Durrësit, e fshehur në kontenierin me banane nga Kolumbia.

Ndërsa Avokati Faslli Çekaj, xhaxhai i Arbër Çekaj u shpreh në seancë se: “Unë jam xhaxhai i tij dhe nuk kam marrë përsipër ta mbroj”.

Seanca tjetër është lënë në datën 8 nëntor në orën 10:00. /abcnews.al