Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Banjska, jepet pretenca/ Kosovë, prokuroria speciale kërkon burg përjetë për 3 serbë

schedule12:19 - 15 Prill, 2026

schedule 12:19 - 15 Prill, 2026

Prokuroria Speciale ka kërkuar dënim maksimal: burgim të përjetshëm  për të akuzuarit në rastin e sulmit në Banjskë, duke e cilësuar si të vetmin dënim në raport të drejtë me peshën e veprës penale. Prokurori i rastit, Naim Abazi, në fjalën përfundimtare tha se në raste të tilla mesazhi juridik duhet të jetë i qartë dhe i prerë.

“Sulmet e organizuara dhe të armatosura kundër institucioneve shtetërore nuk tolerohen dhe dënohen me ashpërsinë më të lartë të paraparë me ligj. Nëse në një rast me këto përmasa, me këtë shkallë të organizimit dhe me këtë pasojë fatale nuk aplikohet dënimi maksimal, atëherë dëmtohet ndjeshëm efekti parandalues i ligjit penal dhe krijohet perceptimi i rrezikshëm i relativizimit të cenimit të rendit kushtetues.” deklaroi prokurori Abazi.

Prokurori Abazi theksoi se ky vendim bazohet duke marrë parasysh natyrën terroriste të veprës, pasojat dhe rrezikshmërinë e lartë. Në fund, ai kërkoi nga gjykata që t’i shpallë fajtorë të akuzuarit Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç dhe Dushan Maksimoviç, dhe ndaj secilit të shqiptohet dënimi maksimal, jo më pak se burgim i përjetshëm.



Në fjalën përfundimtare prokuroria ka prezantuar edhe disa dëshmi të pa shfaqura më herët, ku tregohet një pjesë e sulmit të Banjskës dhe arrestimi i të dyshuarve në vendin e ngjarjes.

Krahas tre të pandehurve, për sulmin terrorist në Banjskë akuzohen edhe 42 persona, mes të cilëve Milan Radoiçiç. Për ta prokuroria e Kosovës ka ngritur akuzën e akteve terroriste dhe sulmit ndaj rendit kushtteues dhe sigurisë së Republikës. Në Banjskë, një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë policin Afrim Bunjaku. Në përplasjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre serbë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!