Ka degjeneruar në dhunë një zënkë banale mes një shqiptari dhe një italiani në një lokal në Piacenca të Itaisë. Shkak kanë qenë disa komplimenta më shumë që italiani i ka bërë baristes italiane, të cilës i doli në krah dhe 31 vjeçari shqiptar
31 vjeçari shqiptar Ervin Tola rezident në Piacenza të Italisë ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me thikë nga një shtetas italian. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e të premtes para një lokali në rrugën “4 nëntori” në qytet. Dhe pse urgjenca ka mbërriturr menjëherë në vendngjarje i riu shqiptar ka humbur jetën brenda pak sekondash nga goditja fatale. Patrullat rrugore të policisë ndaluan aitorin e vrasjes pak minuta më vonë por pa bërë publik identitetin e plotë të tij.
Sipas mediave italiane zënka ka nisur pasi autori i vrasjes i ka bërë disa komplimenta më shumë baristes në lokalin ku dhe ndodhje viktima shqiptare., 31 vjecari Tola i ka dalë në ndihmë vajzës, ndërsa zënka me shtetasin italian ka vazhduar jashtë ambientit të lokalit. Ka qenë pikërisht atëherë kur shqiptari është qëlliuar me thikë në gjoks, plagë të cilës nuk i mbijetoi dot./abcnews.al