I ftuar në Mbrëmje Ide me gazetaren Mirela Milori ka qene i ftuar Tomorr Alizoti. Alizoti ka folur për situatën aktuale e cila sipas tij është mizerabel, sic e quan ai dhe se Edi Rama është i vetmi politikan që në një situatë të tillë politike nuk jep dorëheqjen. Gjithashtu Alizoti tha se nuk sheh asnjë politikan shqiptar në dimensionin e politikanëve evropian dhe se ata kanë tipare staliniste.
Pjesë nga biseda në studio:
Mirela Milori:Duket se qeveria shqiptare ka mbështetjen e shteteve të Bashkuara, sot e ngarkuara me punë, aktualisht numri 2 i ambasadës amerikane Leyla Moses-Ones deklaroi se Shqipëria nuk u përkul përpara mekanizmave të Rusisë, dhe i bëri qëndresë terrorizmit iranian, kjo është deklaratë e fortë…
Tomorr Alizoti: Shqipëria nuk do të hyjë në Amerikë do të hyjë në SHBA, Shqipëria është në BE dhe jo në Amerikë. Kjo është një simpati e Shtetit Amerikan deklaratë e mirë që i bën mirë Edi Ramës por hyrja në BE është tjetër gjë.
Mirela Milori:Shumica e vendeve të BE, Merkel gjithashtu ka qenë pro hapjes së negociatave, dhe janë në minorancë vendet që janë kundër Shqipërisë, si e komentoni kete?
Tomorr Alizoti: Kam parë këto ditët e fundit shumë banalitete. Më kujton një banalitet të ish partisë së punës. Franca është një vend i madh. Ma kanë treguar dhe e kam lexuar në fakt se dikur në kohën e komunizmit, u ngrit organizata e plehut të Lushnjes dhe bënë një notë proteste kundër bashkimit të dy Gjermanive, kështu që ky lloj formati i politikës së sotme i përngjan shumë kësaj forme e cila sulmon edhe gruan e Macron.
Por le ti kthehemi seriozitetit. Në sytë e mi Shqipëria nuk hyn në Evropë. Nëse Kosova i jep leksion Shqipërisë kjo është e turpshme. Që të bëhen zgjedhjet në mëngjes dhe të dali rezultati në darkë kjo për Shqipërinë është serioze. Dorëheqja e Zaev nuk është për faj të tij. Ne indirekt dëmtojmë dhe Maqedoninë e Veriut.
Mirela Milori:Gjithë diskutimi në këtë vend duket sikur është të ikë Rama, e zëmë se ikën Rama, çfarë ndodh me Shqipërinë dhe situatën tonë?
Tomorr Alizoti: Që Shqipëria të jetë afër BE duhet të ketë politika të BE. Kriteri kryesor për të qenë më afër është zgjedhjet e lira e të ndershme. Po iku Rama vjen opozita. Ata mbase nuk bëjnë shumë gjëra të mira por disa gjëra më mirë se Rama mund ti bëjnë. Politika është tezë dhe doktrinë nuk është gallatë. Asnjë shqiptar nuk është në dimensionin e politikave evropiane, te të gjithë politikanët tanë ka një tipar stalinist. Demokracia nuk vjen me avion dhe helikopter. Ky nuk duhet të rri më kryeministër. Nuk ka kryeministër në botë që në këtë vazhdë të vazhdojë të rri. Mendoj që duhet gjetur një zgjidhje për Shqipërinë./abcnews.al