Zbulohet objekti më i ndritshëm në univers

schedule15:36 - 26 Shkurt, 2024

schedule 15:36 - 26 Shkurt, 2024

Është identifikuar objekti astronomik më i ndritshëm që është parë ndonjëherë në univers. Objekti është një bërthamë galaktike, më e shndritshme dhe më e shpejtë midis atyre që janë vëzhguar deri më tani.

I quajtur ”J0529-4351”, ai fuqizohet nga një vrimë e zezë me një masë 17 miliardë herë më të madhe se Dielli. Këtë e demonstrojnë të dhënat e mbledhura falë Teleskopit të Observatorit Europian Jugor në Kili, botuar në revistën “Nature Astronomy”.

“Ne kemi zbuluar vrimën e zezë me rritje më të shpejtë të njohur deri më tani”,  theksoi Christian Wolf, astronom në Universitetin Kombëtar Australian (ANU) dhe autori i parë i studimit.

”Është befasi që ka qenë i panjohur deri më sot, kur tashmë dimë rreth një milion kuazarë më pak të shquar”, tha bashkautori Christopher Onken.

Observatori Europian e vuri re objektin, të quajtur J0529-4351, gjatë një studimi qiellor të vitit 1980, por mendohej se ishte një yll.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!