Shkelje të fair-play financiar, apeli jep vendimin përfundimtar për Everton

schedule14:58 - 26 Shkurt, 2024

schedule 14:58 - 26 Shkurt, 2024

Për një periudhë të gjatë, Everton akuzohej për shkelje të fair play financiar. Pasi filluan akuzat, klubi anglez u dënua me zbritjen e 10 pikëve nga tabela.

Klubi nga qyteti i Liverpool sigurisht nuk qëndroi në heshtje dhe e apeloi këtë vendim.

Sot ka ardhur një vendim i ri. Apeli ka vendosur ditën e hënë se Everton do t’i hiqen vetëm gjashtë pikë, dhe jo dhjetë.

Megjithatë, pritet edhe seanca e dytë e apelit për akuzat ndaj klubit anglez, seancë e cila do të mbahet pas disa javësh./h.ll/abcnews.al