Ivan Gazidis, CEO i Milan, është i bindur që kuqezinjtë do të rikthehen në majë. Besimin për këtë ia japin pronarët amerikanë të grupit Elliot, që janë të vendosur për ta realizuar objektivin e tyre. Gazidis ka folur për mediat italiane pas takimit që aksionerët e Milanit kanë pasur.
“Elliot ka një vizion të qartë dhe të guximshëm. Ai dëshiron të rikthejë Milanin në majën e futbollit italian dhe atij europian dhe kjo gjë pa u bërë 10 apo 15 vite. E di që kërkohet kohë, por drejtuesit duan ta realizojnë diçka të tillë. Për mua është një sfidë e bukur, unike, të cilën e konsideroj si një unike në jetën time. Do ta ndihmoj gjithçka mundem për të ndihmuar Milanin të kthehet në rrugën e duhur. Jam i bindur që do ta arrijmë nëse punojmë së bashku edhe në periudha të vështira”, shprehet fillimisht Gazidis.
Më tej ai shton: “Për të respektuar rregullat e Fair-Play pranuam që të mos marrim pjesë në Europa League. E dimë se duhet të kthehemi në rrugën e duhur në aspektin e bilancit, ndërkohë që na duhet të përmirësojmë paraqitjet tona në fushë dhe jo vetëm. Për këtë do të mbajmë bilancin nën kontroll.
Kemi një strategji të qartë, për të reklamuar lojtarë të rinj si Piatek dhe Benacer, të cilët mund të bëhen futbollistë të klasit të parë. Tani kemi ekipin më të ri në Serie A, por nuk do të thotë se nuk do të investojmë te lojtarë me eksperiencë që mund të udhëheqin të rinjtë.
Djegia e parave për lojtarë në rënie jo vetëm do t’i përkeqësonte llogaritë tona financiare, por do na dëmtonte edhe sportivisht. Duan të rritemi, të investojmë në klub dhe jashtë fushë, që të rrisim të ardhura edhe nga reklamat. Do të duhet kohë, nuk mund të realizohet brenda natës.
Jo gjithçka ka qenë një sukses, por ne po lëvizim në drejtimin e duhur. Kemi shpenzuar 135 milionë euro në një periudhë kaq të vështirë, duke qenë një nga klubet që ka shpenzuar më shumë në Europë”, ka përfunduar Gazidis. /abcnews.al