Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha sot se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk arriti t’i përgjigjet në mënyrë adekuate konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas dhe luftës në Ukrainë, duke vlerësuar se këto dy konflikte “ndoshta fatalisht” minuan autoritetin e Këshillit të Sigurimit.
“Mungesa e unitetit në Këshill në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza pas sulmeve të tmerrshme terroriste nga Hamasi më 7 tetor ka minuar seriozisht, ndoshta në mënyrë fatale, autoritetin tonë”, tha Guterres gjatë një fjalimi në Gjenevë.
Ai shtoi se Këshilli i Sigurimit në OKB-së shpesh e gjen veten në një rrugë pa krye dhe nuk është në gjendje të veprojë në mënyrë adekuate për çështjet më të rëndësishme të paqes dhe sigurisë.
/abcnews.al