Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB: Uria në Gaza mund të shmanget nëse Izraeli lejon më shumë ndihmë humanitare

schedule23:37 - 25 Shkurt, 2024

schedule 23:37 - 25 Shkurt, 2024

Uria në Gaza mund të shmanget nëse Izraeli lejon agjencitë e ndihmave të transportojnë më shumë ndihma në enklavë, tha sot kreu i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRëA) Philippe Lazzarini.

Sipas OKB-së, 2.2 milionë njerëz, shumica e popullsisë, janë në rrezik nga uria në Rripin e Gazës të rrethuar nga Izraeli. Dhe këto mungesa të mëdha mund të shkaktojnë një “shpërthim” të vdekjeve të fëmijëve në sektorin verior të enklavës, ku një në gjashtë fëmijë nën moshën 2 vjeç është viktimë e kequshqyerjes akute.

“Është një fatkeqësi e shkaktuar nga njeriu (…) Bota është zotuar të mos lejojë më urinë,” shkroi Filipe Lazzarini në platformën X (ish-Tëitter). “Uria ende mund të shmanget përmes vullnetit të vërtetë politik për të siguruar akses dhe mbrojtje ndaj një sasie të konsiderueshme ndihme.”

Palestinezët në Gaza i kanë thënë AFP ditëve të fundit se janë të detyruar të hanë gjethe ose të vrasin derrat për t’u ushqyer.

Para luftës, rreth 500 kamionë me furnizime hynin në Rripin e Gazës çdo ditë. Por që nga 7 tetori, ky numër ka rënë me shpejtësi në 200, pavarësisht nevojave të mëdha të krijuara nga shkatërrimi i ekonomisë dhe prodhimit bujqësor, sipas shifrave të OKB-së.

Situata është veçanërisht shqetësuese në sektorin verior, ku “mbretëron” kaosi dhe dhuna, sipas Programit Botëror të Ushqimit, i cili të martën pezulloi shpërndarjen e ndihmave për shkak të luftimeve dhe sulmeve ndaj kamionëve.

Sot, organi i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes që koordinon operacionet jo luftarake në territoret palestineze, Cogat, njoftoi se 254 kamionë me ndihma humanitare u inspektuan dhe hynë në Gaza.

“Nuk ka asnjë kufi për sasinë e ndihmave humanitare që mund të hyjnë në Gaza për popullatën civile,” sipas Cogat, i cili vendos kontrolle të rrepta mbi kamionët që hyjnë në enklavën palestineze, duke vonuar dërgimin e furnizimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!