Sondazh

 

Nata e dhjetë e sulmeve SHBA-Iran/ Uashingtoni godet objektiva ushtarake

schedule13:41 - 21 Korrik, 2026

schedule 13:41 - 21 Korrik, 2026

SHBA-ja ka hyrë në natën e dhjetë radhazi të sulmeve ndaj objektivave ushtarake në Iran, ndërsa Uashingtoni deklaron se operacionet do të vijojnë paralelisht me përpjekjet diplomatike me Teheranin.

Forcat amerikane kanë goditur instalime raketore, baza dronësh dhe infrastrukturë të tjera ushtarake. Sipas Shtëpisë së Bardhë, fushata ushtarake do të vazhdojë derisa presidenti Donald Trump të marrë një vendim për hapat e mëtejshëm.

Trump e ka cilësuar operacionin si një përgjigje ndaj veprimeve të Iranit. Ai ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit do të pasohet nga një kundërpërgjigje shumë më e ashpër, ndërsa është zotuar të hakmerret për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë gjatë fundjavës.



Administrata amerikane argumenton se zgjerimi i operacioneve është i domosdoshëm, pavarësisht premtimeve të mëparshme të Trump për të shmangur përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konflikte të gjata ushtarake.

Gjatë natës janë raportuar shpërthime në disa zona strategjike të Iranit, veçanërisht pranë Ngushticës së Hormuzit. Sulmet kanë goditur ishuj dhe porte me rëndësi strategjike, si edhe objekte pranë rrugëve kryesore detare.

Nga ana tjetër, Teherani ka deklaruar se do t’u përgjigjet sulmeve amerikane, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit po rrit shqetësimet ndërkombëtare për sigurinë në Gjirin Persik dhe ndikimin e mundshëm në tregjet globale të energjisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!