Kanë regjistruar plot 9 fitore radhazi, që nga hyrja e vitit 2024 dhe pasditen e kësaj të diele synojnë të arrijnë të 10-tën. “Zikaltërit” e Inter, pavarësisht se të lodhur, nga përballja e UEFA Champions League, ndaj Atletico Madrid do të kërkojnë në transfertën e “Stadio Via del Mare”, 3 pikët ndaj skuadrës së Lecce, në përballjen e vlefshme për javën e 26-të të Serie A.
Sa i përket formacioneve, tekniku Roberto D’Aversa i ka rreshtuar “Puljezët” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Falcone. Në krahët e mbrojtjes janë Gallo e Gendrey, me qëndrën që mbulohet nga Baschirotto e Touba. Në mesfushë janë Rafia, Blin e “shkatërruesi” i Kombëtares sonë, Ylber Ramadani, ndërsa sulmi përbëhet nga Sansone, Almqvist e Piçoli.
Në krahun tjetër, “mjeshtër” Inzahgi i ka pozicionuar në fushë, “Zikaltërit” me formacionin e zakonshëm 3-5-2, teksa ka vendosur të lërë pushim një sërë titullarësh. Kështu, në portë është vendosur Audero e para tij në mbrojtje janë Bisseck, De Vrij e Carlos Augusto. Në krahët e mesfushës janë Dumfries e Dimarco, me qendrën që mbulohet nga Frattesi, Mkhitaryan dhe “ylli” shqiptar i mesfushës, Kristjan Asllani, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja lateni, Alexis Sanchez e Lautaro Martinez. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: