E rëndë në Indi/ Rimorkio që transportonte pelegrinë bie në lumë, humbin jetën 24 persona

schedule09:54 - 25 Shkurt, 2024

schedule 09:54 - 25 Shkurt, 2024

Të paktën 24 persona humbën jetën duke përfshirë 10 fëmijë, kur një rimorkio u përmbys dhe përfundoi në një lumë në Indi. Në rimorkio ndodheshin 54 persona që po merrnin pjesë në një pelegrinazh në brigjet e lumit Ganga.

Aksidenti ka ndodhur në Kasganj, i cili ndodhet 266 kilometra në veriperëndim të Lucknow.

Sipas raportimeve të rrjeteve televizive indiane, shoferi ka humbur kontrollin teksa ka tentuar të parakalojë një automjet tjetër, duke u rrëzuar në lumë.

/abcnews.al