Po shkëlqen në Rumani, ish-“bomberi” i Ballkanit shënon golin e tretë për Rapid Bucuresti

schedule21:36 - 24 Shkurt, 2024

schedule 21:36 - 24 Shkurt, 2024

Ermal Krasniqi gjen golin e tretë në kampionat me Rapid Bucuresti në elitën e futbollit rumun, me ish-sulmuesi i Ballkanit, i larguar pak më shumë se një vit më parë nga skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Poli Iasi.

Ishte minuta e 52′-të kur 25-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë, mirëpo vetëm tri minuta më vonë Bettaieb barazoi shifrat, ndërsa ndërsa dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt Roman përmbysi rezultatin në 2-1.

Rapid Bucuresti ndal serinë e fitoreve radhazi në kampionat, por mbetet në vendin e tretë, në kuotën e 48 pikëve, aq sa ka edhe Cluj. Ermal Krasniqi deri në dhjetor të vitit të kaluar ishte pjesë e CFR Cluj, por u ble nga Rapidi i Bukureshtit skuadër me të cilën nënshkroi për 2 sezone e gjysmë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!