Alpet shqiptare dhe vecanerisht Valbona, po kthehen ne destinacione te lakmueshme per turizmin elitar.
Ne menyre qe vizitoreve te mos ju mungojne sherbimet, bashkia tropoje ka nisur me heret pergatitjen per sezonin turistik.
Sipas kryetarit Rexh Biberaj, Tropojen kete vit priet ta vizitojne mbi 250 turiste.
Biberaj thote se po punohet me qeverine qe dy problemeve kryesore per luginen e e Valbones, energjia elektrike dhe trajtimi i ujerave te zeza t`ju jepet zgjidhje perfundimtare.
Duke qene vend ne kufi me Malin e Zi dhe Kosoves, kryebashkiaku i Tropojes Rexh Biberaj thote se po bashkepunohet me komunat e ketyre shteteve per permiresimin e infrastructures.
Vitin e shkuar lugina e valbones dhe zonat e tjera turistike te alpeve u vizituan nga me shume se 200 mije persona.