Luis Suarez mbush 33 vjeç në janar dhe mosha nuk e lejon që të luajë edhe për shumë sezone në nivele të larta me Barcelonën. Uruguaiani ndodhet në formë të mirë dhe deri tani ka shënuar 5 gola në kampionat dhe 2 në Champions League.
Gjithsesi, kampionët e Spanjës kërkojnë prej kohësh pasuesin e tij dhe emra të ndryshëm qarkullojnë. El Mundo Deportivo raporton se dy janë dëshirat kryesore: Harry Kane ose Markus Rashford.
Edhe Lautaro Martinez pëlqehet shumë, por Interi nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij, për momentin. Sulmuesi i Tottenhamit dhe ai i Manchester United ndodhen prej kohësh nën radarin e Barçës, që po monitoron me kujdes paraqitjet e tyre. /abcnews.al