Aksidenti te tuneli i Elbasanit ku humbi jetën vëllai i deputetes socialiste Blerina Gjylameti, ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mosfrenimit. Këtë konfirmoi në studion ABC-ja e Mëngjesit shefi i sigurisë rrugore Skënder Ismaili.
Sipas tij është për të ardhur keq që në vendngjarje nuk kishte asnjë gjurmë frenimi.
“Shpejtësia në momentin e përplasjes ka qenë 145 km në orë e mjetit brenda në tunel. Së dyti ajo që është për të ardhur keq, është se në vendngjarje nuk kishte asnjë gjurmë frenimi që do të thotë se drejtuesi ka qenë në një gjendje jo të mirë, analizat do ta nxjerrin, qoftë përgjumje dhe që nuk ka ndërmarrë asnjë veprim tjetër për parandalim”. /abcnews.al