Dhimbje koke për Ancelottin, dëmtim i rëndë për mbrojtësin

schedule12:33 - 28 Tetor, 2019

schedule 12:33 - 28 Tetor, 2019

Probleme për Carlo Ancelottin. Kevin Malcuit u dëmtua në ndeshjen e djeshme kundër Spalit dhe u detyrua të largohej nga fusha e blertë në minutën e 70-të. 28-vjeçari tentoi të sakrifikonte dhe të vazhdonte lojën, por dhimbjet ishin të papërballueshme.

Francezi i krahut të djathtë të mbrojtjes ka kryer gjatë mëngjesit të sotëm kontrolle të specializuara mjekësorë, që kanë konfirmuar dëmtimin e rëndë. Testet konfirmuan këputjen e ligamentit të gjurit të djathtë.

Mbrojtësi do të qëndrojë shumë kohë pushim dhe pritet të rikthehet pas 6 muajsh. Problem i madh për trajnerin Ancelotti, i cili humb një tjetër mbrojtës së djathtë pas dëmtimit të Elseid Hysajt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!