Mevlan Shanaj rrëfen historinë e dashurisë me Natasha Lakon: Nuk e dija që ishte poete

schedule11:48 - 23 Shkurt, 2024

schedule 11:48 - 23 Shkurt, 2024

Kineasti Mevlan Shanaj dhe poetja Natasha Lako janë një ndër çiftet më të bukur të ekranit shqiptar.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, Mevlani ka treguar historinë e tyre të dashurisë, që nga njohja dhe deri te momenti kur ai zbuloi se Natasha ishte poete.

Ai ka thënë se i pëlqeu eleganca dhe besonte që do të kalonte jetën me të.

“Ishim studentë. Më bëri përshtypje natyra e saj, ishte elegante Natasha, e veshur bukur, korçare, vajzë e vetme. Unë nuk e dija që shkruante. Më thotë Minella Borova, korçar: ‘E di ti, që ajo goca që shoqërohesh ti, është poete?’. Ne jemi njohur nga aparenca, ishim në të njëjtat mjedise. Nga konvikti te Universiteti i Arteve, Natasha ishte te godina qendrore dhe kështu si me të qeshur, ndodhi kur u lidhëm. Si me të qeshur unë i thash që ti po më pëlqen dhe unë dua të krijojë jetën me ty”, rrëfeu Shanaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!