U arrestua në Durrës/ Kush është “Çipuri”, ish-anëtari i bandës së Gaxhait që i shpëtoi edhe një atentati në 2019

schedule10:36 - 22 Shkurt, 2024

schedule 10:36 - 22 Shkurt, 2024

Armando Sulejmani, ish-anëtari i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Çipuri”, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi siguronte makina të cilat janë përdorur për krime të ndryshme u arrestua sot në Durrës.

Në 17 shkurt të vitit 2019, Sulemani ka mbetur i plagosur nga një atentat në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Në ngjarjen ku u plagos “Çipuri” mbetën të vrarë kunati i tij Orest Rexho dhe shoku i tij Arjan Hasani. Të tre ndodheshin në një automjet, ndërsa ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një tjetër automjet. Ne atë kohë nga policia u konfirmua se objektiv ishte pikërisht Sulejmani.

Në lidhje me atentatin dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një histori hakmarrjeje që ka nisur vite më parë.

Në vitin 2002, Sulejmani është akuzuar për pjesëmarrje në vrasje, ku për këtë vepër penale u dënua me burg. Në shkurt të vitit 2019, Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!