EMRI/ Në kërkim për falsifikim të letërnjoftimeve, arrestohet 49-vjeçarja nga Kosova

schedule10:03 - 22 Shkurt, 2024

schedule 10:03 - 22 Shkurt, 2024

Një 49-vjeçare e shpallur në kërkim për falsifikim të letërnjoftimeve është arrestuar në Durrës.

Policia bën me dije se shtetasja nga Koosva, Ardita Avdiu është dënuar me 6 muaj burg për për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

Hani i Hotit/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!